PROJEKSIONI/ Nëse më 25 prill do ishin zgjedhjet për pushtetin lokal, ja sa bashki do fitonte Partia Demokratike!

May 3, 2021 | 14:02
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Kryetari i Partisë Demokratike ishte i kandidati i vetëm për Kryeministër përball kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama.

basha-bashki-fitore

Në këto zgjedhje opozita hynte pas dy viteve opozitarizëm jashtë çdo institucioni, pushteti qendror apo pushteti lokal.

Në 2019, PD-ja dhe aleatët e saj dogjën mandatet dhe më pas nuk morën pjesë as një zgjedhjet për pushtetin lokal.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike shënoi një rritje të konsiderueshme të mbështetjes, por e pamjaftueshme për të qenë maxhorancë. Megjithatë, ajo që bie në sy është se PD-ja mori 16 mandate deputetësh më shumë në këto zgjedhje se në ato të 2017.
Ndërkohë, nëse bëjmë një analizë të rezultatit në çdo bashki vihet re se Partia Socialiste shënon rënie të numrit të votave në 40 bashki, ndërsa PD-ja ka marrë më pak vota se në 2017, vetëm në 4 bashki, në Bulqizë, Devoll Vau i Dejës dhe në Vorë.

Por, nëse më 25 prill do të ishin zhvilluar zgjedhjet për pushtetin lokal sipas rezultateve të nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike do të kishte fituar në 14 bashki. Kujtojmë që në zgjedhjet e 2015, PD-ja fitoi 21 bashki.

Tabela PD1`

Tabela PD1

 

REZULTATI NË ÇDO BASHKI

Në qarkun e Beratit në 5 bashki, Partia Demokratike ka marrë në total 6736 vota më tepër se në zgjedhjet e 2017. Në qarkun e Beratit Partia Demokratike regjistron rritje më të madhe në bashkinë që mban edhe emrin e qarkut me mbi 3 mijë vota. Megjithatë, nëse do të ishte rezultati i zgjedhjeve lokale, PD-ja nuk do të mund të drejtonte asnjë nga bashkitë e qarkut. Rritja nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar pushtetin.

Ndërkohë, në qarkun e Dibrës, pushteti lokal do të ndahej dy për PD-në dhe dy për PS-në. Bashkia Bulqizë, ku PD-ja shënonte rënie të mbështetjes fitohet nga maxhoranca. Në qarkun e Durrësit PD-ja ka një rritje të theksuar, nëse e krahasojmë me zgjedhjet e vitit 2017. PD-ja në këtë qark regjistron rritje të mbështetësve në çdo bashki.

Kështu, në bashkinë e qytetit bregdetar, Partia Demokratike ka marrë 16 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e parafundit. Por pavarësisht rritjes së theksuar, nëse më 25 prill do të kishin qenë zgjedhjet për pushtetin lokal, PD-ja sërish nuk do kishte mundur ta fitonte, nëse do të ishin këto rezultatet pasi në total PD-ja ka marrë 43506 vota, ndërsa Partia Socialiste që e drejton pushtetin lokal prej më shumë se një dekade ka marrë 52309.

Në qarkun e Fierit në 6 bashkitë e qarkut, PS-ja ka shënuar rënie me 12500 vota, ndërsa Partia Demokratike është rritur me 17800 vota. Megjithatë, edhe në këtë qark nëse këto do ishin rezultatet e pushtetit lokal, atëherë PD-ja nuk do mund të drejtonte asnjë nga bashkitë. Kështu, PD-ja humbet edhe Bashkinë e Mallakastrës, të cilën e drejtonte deri në 2017. Në kryeqytet, PD-ja ka rikuperuar shumë vota.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura