PROFIL/ Kush është shqiptari i dënuar për tri vrasje që vdiq në burg

May 29, 2016 | 7:51
SHPËRNDAJE

Në janar të vitit 2015, është gjetur i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Britani, shqiptari Ndriçim Sadushi, dënuar për tri vrasje dhe i akuzuar si anëtar i bandës së Tan Kateshit.

Mirror“, duke cituar raportet e gjykates, shkruan sot se Sadushi ishte gjetur në qelinë e tij në burg i mbuluar nga urina dhe feçet e tij.

ndricim sadushi

Sipas mediave, ai pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua në spital, ku vdiq dy orë më vonë. 43-vjeçari shkruan “Mirror” vuante nga depresioni dhe ishte i heshtur e nuk fliste me askënd në burg. Katër herë të tjera ai kishte tentuar të vetëvritej.

Ai kishte qenë më parë në arrati për 15 vjet pasi u shpall fajtor për tre vrasje dhe një tentativë vrasjeje në Shqipëri në vitin 1997, para se policët ta arrestonin në Londër në vitin 2012.

KUSH ËSHTË NDRIÇIM SADUSHI

Ndriçim Sadushi ka përdorur të paktën gjashtë emra të rremë gjatë kohës së qëndrimit të tij në arrati, që nga viti kur ka ikur nga Shqipëria. I kërkuari është dënuar me burgim të përjetshëm për një varg krimesh brutale, duke përfshirë edhe tre vrasje, shkruajnë mediat angleze.

Agjencia policore kufitare ka thënë se të dhënat e saj tregojnë për hyrjen e Sadushit në Britani në vitin 2000.

Mediat, duke iu referuar Policisë shqiptare, theksojnë se shtetasi Ndriçim Sadushi është akuzuar se ka udhëhequr bandën famëkeqe “Kateshi”, e cila ka terrorizuar viktimat në Shqipëri në fund të viteve 1990.

Policia ka thënë se Sadushi është i fundit i udhëheqësve të bandës, i cili për të shmangur arrestimin u largua nga Shqipëria, por kohët e fundit është futur në listën e 14 më të kërkuarve të Scotland Yard-it, ku ndodhen vrasës, grabitës dhe përdhunues.

Detektivët kanë mësuar se ai ka qenë i fshehur në Londër dhe Merseyside, por përpjekjet për ta gjetur kanë rezultuar të pafrytshme deri në 2012-en.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura