Procedurat, Basha me pasaportën gati

Jul 31, 2012 | 14:29
SHPËRNDAJE
Migjen Basha

Migjen Basha ka kryer dje të gjitha procedurat në zyrat e presidencës dhe tani është gati të marrë pasaportën shqiptare. I shoqëruar dhe i ndihmuar nga zv.sekretari i përgjithshëm, Besnik Çela, mesfushori kosovar ka mbaruar punë brenda pak orësh dhe është rikthyer sërish në Itali. Futbollisti është shprehur optimist se mund të luajë me Shqipërinë në të ardhmen, pasi mund të bindë FIFA-n që të japë miratimin. “Para disa ditësh, De Biazi më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur se a kam dëshirë të luaj për Shqipërinë. Unë i thashë që këtë dëshirë e kam përherë, por FIFA nuk ma ka mundësuar ta bëj një gjë të tillë, pasi kam pasaportë zvicerane”, deklaroi Basha dy ditë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura