Prindër katër vite pas martese? Të gjitha dyshimet për shtatzaninë e Marina Vjollcës dhe emrin që mund të kenë zgjedhur për vogëlushen. Moderatorja u zhduk nga…

Aug 20, 2021 | 15:02
SHPËRNDAJE

Katër vite pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Burime për Panorama Plus, treguan se çifti i famshëm i showbiz-it shqiptar janë lidhur kohët e fundit me një mjek të një klinike private me emër, që i ka ndjekur për t’u bërë realitet dëshirën e tyre prej vitesh.

Dhe tani është zbuluar se Marina Vjollca është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe do të sjellë në jetë një vajzë.

Menjëherë pas zbulimit të gjinisë së bebit nisën edhe aludimet për emrin e vogëlushes që pritet të vijë në jetë së shpejti.

“Marget” mendohet se do quhet vajza e çiftit dhe dyshimet nisën pasi ky është emri që Marina dhe Getoari kanë regjistruar biznesin e tyre, kombinim i tre shkronjave të para të secilit.

Gjithashtu i ftuar në NIN, reperi nuk e pati përjashtuar mundësinë që këtë emër t’ia vendosnin fëmijës së tyre në të ardhmen.

Zhdukja nga ekrani dhe rrjetet sociale 

Dyshimet e para se moderatorja ishte në pritje të ëmbël lindën kur Marina Vjollca mungoi në ekran muajin e fundit te ‘Klanifornia’, ndërkohë më pas postoi një foto në “Instagram” pas një mungese të gjatë, ku dukej se si kujdesej të mbulonte barkun.

Fansat kanë gjetur edhe kuptimin e dhuratës së veçantë që Getoari i bëri Marinës për ditëlindje. Moderatorja publikoi disa foto të një skulpture ku shfaqet vetë ajo dhe tregoi se kjo ishte dhurata e Getoarit për ditëlindjen e saj. Por më e bukura ishte që reperi e kishte punuar vetë.

Fokusi tek biznesi dhe ndarja e aksioneve 50 me 50

Ndëkohë që sezonin e ri televiziv mund të kemi një tëheqje të Marinës nga ekrani, pasi ajo tashmë ka hapur një dyqan veshjesh të një marke të njohur italiane, që do të jetë dhe angazhimi i saj kryesor.

marina vjollca getoar selimi (10)

Biznesi i tyre nis me këtë dyqan veshjesh markë dhe do të zgjerohet me një rrjet restorantesh, ku janë aksionerë 50 me 50 për qind. Te dokumenti i biznesit të firmosur nga të dyja palët, bie në sy fakti që Marina në dokumente zyrtare mban mbiemrin e bashkëshortit, Selimi.

marina vjollca getoar selimi (7)

Duket se pas problemeve me ortakët e tij si CEO i “Babastars”, Getoari ka vendosur t’i besojë bashkëshortes, duke zgjedhur atë si partnere.

marina vjollca getoar selimi (6)

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një nga çiftet më të pëlqyera të showbizz-it. Ata kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave, edhe pse gjithmonë janë treguar tepër të rezervuar, për të folur pë planet e tyre, siç është edhe çështja e fëmijës.

marina vjollca getoar selimi (15)

Megjithatë, në një intervistë për “Living”, reperi pak kohë më parë foli mbi marrëdhënien me gruan e tij, Marinën, dhe thashethemet se xhelozia e tij është bërë shkak që ajo të mos punonte për një kohë të gjatë para se të fillonte punë si moderatore e spektaklit të humorit “Klanifornia”.

marina vjollca getoar selimi (19)

“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë sepse u dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj plotësisht; këtë gjë u them edhe administratorëve të faqeve të mia”, u shpreh Geti.

marina vjollca getoar selimi (5)

Kujtojmë se pas martesës, Marina qëndroi jashtë televizionit duke pritur projektin më të mirë. Vetëm në prill të 2019-ës, mediat shkruanin se Marina Vjollca shpalli pavarësinë nga Getoar Selimi me poza seksi, direkt pas projektit që e riktheu në televizion. Marina publikoi disa fotografi të reja mjaft provokuese dhe hot, ku sipas ndjekësve, me këto poza provokuese ajo shpalli më në fund pavarësinë nga Getoar Selimi.

marina vjollca getoar selimi (2)

Kujtojmë që pasi u bë gruaja e tij, u fol se Getoari tregohej fanatik, duke i kontrolluar madje dhe veshjet, që të mos ishin shumë provokuese në spektaklin që ajo moderoi në “Tv Klan”, “C’est la vie”. Ky set natyrisht që nuk ishte bërë pa qëllim nga Marina, e cila theu më në fund heshtjen për rikthimin në ekran.

marina vjollca getoar selimi (20)

Lajmin e bukur e dha vetë disa kohë më parë me anë të një postimi në “Instagram”. Pak kohë më parë u fol se emisioni i saj i ri do të kishte për protagonistë edhe bashkëshortin Getoar Selimi dhe Flori Mumajesin, një format për “Klan Kosova”.

marina vjollca getoar selimi (11)

Por më pas ishte moderatori Alaudin Hamiti që mori përsipër autorësinë e programit me titull “E ke yllin”. Shumë kolegë të saj e konsideruan një lëvizje të gabuar largimin e saj nga “Top Channel”, duke qenë se la punën si bashkëdrejtuese prej 10 vitesh e “Procesit Sportiv” me Edi Manushin dhe humbi stabilitetin në punë.

marina vjollca getoar selimi (14)

Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit “C’est la vie” iu dedikua një jete të qetë, larg angazhimeve dhe lodhjes. Në postimet e saj, ajo bënte autoironi, duke e konsideruar veten “shtëpiake e dëshpëruar”, por kjo shkëputje nuk zgjati shumë pasi ajo tashmë është çdo javë në ekran.

marina vjollca getoar selimi (8)

Pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbizzit, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhënien e tyre ishin të një çifti tradicional, me fejesë e më pas martesë.

marina vjollca getoar selimi (4)

Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar. Ndërsa Getoari, për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua.

marina vjollca getoar selimi (18)

Nga ana tjetër, martesa duket se i largoi fillimisht nga karriera, një shkëputje momentale, pasi tashmë të dy po punojnë paralelisht për projektet e tyre, duke shijuar edhe udhëtimet luksoze. Tashmë ata kanë vendosur të hapin biznesin e tyre ku shihet të kenë investuar të dy 50 me 50, që do të thotë se dhe fitimet do i ndajnë përgjysmë.

marina vjollca getoar selimi (13)

Lind pyetja, a mos ndoshta Getoari dhe Marina janë çifti që i mbajnë llogaritë bankare të ndara në shtëpi, dhe si do të ndryshojë menazhimi i buxhetit të tyre kur të bëhen prindër. Këtë kuriozitet dhe të tjera nga planet e tyre presim të na i rrëfejë vetë çifti në intervistën e tyre të radhës.

/Panoramaplus.al

marina vjollca getoar selimi (3)

marina vjollca getoar selimi (1)

marina vjollca (6)

marina getoar dj snake (16)

marina dhe getoari (7)

marina vjollca getoar

marina vjollca getoar 3

marina-getoar1

marina-getoar2

marina-getoar3

marina getoar

getoar marina

marina getoar

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura