Princ Harry shkon në Londër, por nuk do ta takojë Mbretin Charles. Zbulohet arsyeja pse!

May 7, 2024 | 19:20
SHPËRNDAJE

Princ Harry ka udhëtuar për në Londër për përvjetorin e 10 të Lojërave Invictus, por ai nuk do ta takojë babain e tij, mbretin Charles.

harry charles

Revista Hello mëson se duka i Sussex nuk ta takojë mbretin e diagnostikuar me kancer, për shkak të programit të ngjeshirt të mbretit.

Burime po për revistën kanë thënë se “Duka sigurisht që e kupton ditarin e angazhimeve të babait të tij dhe prioritetet e tjera të ndryshme dhe shpreson ta shohë së shpejti”.

Kujtojmë se në muajin shkurt, princ Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar për të kaluar kohë me babain e tij, pas lajmeve se monarku 75-vjeçar ishte diagnostikuar me kancer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura