Prifti pedofil var veten në kishë

Oct 31, 2014 | 13:10
SHPËRNDAJE

Një prift italian, i cili ditë më parë e kishte pranuar se kishte abuzuar seksualisht me një adoleshente, ka varur veten të martën në dhomën e tij të ndërrimit në kishë, pak para se peshkopi të shkonte ta lajmëronte për përjashtimin e tij, ka njoftuar dioqeza e Tristes (verilindje). Gjatë rrëfimit, të shtunën, para peshkopit të tij, imzot Giampaolo Crepaldi, prift 48-vjeçar, e kishte pranuar se akuzat kundër tij se ka kryer “aktin e rëndë” me një vajzë 13 vjeçe ishin të vërteta dhe kishte kërkuar dy ditë kohë për ta përgatitur letrën, përmes së cilës do t’i kërkonte falje Zotit, Kishës dhe viktimës. Mirëpo, kur peshkopi shkoi të martën pasdite për ta takuar dhe për t’ia treguar lajmin se ai përjashtohej nga famullia dhe për nisjen e një procedure kanonike ndaj tij, ai e ka gjetur priftin të varur në dhomën e ndërrimeve. Nëpërmjet një komunikate, të publikuar në faqen e vet të internetit, dioqeza bën thirrje për lutje për shpirtin e priftit, duke shprehur keqardhje që rasti nuk arriti ta ndiqte “rrjedhën kanonike dhe gjyqësore”, e cila do t’i mundësonte priftit një “këndellje të dëshirueshme njerëzore dhe të krishterë në respekt të ligjeve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura