Prifti: Ekspertizë shtetërore nga ndonjë vend i BE-së

Oct 31, 2011 | 15:58
SHPËRNDAJE

TIRANË- Ish ministri i Energjetikës, Dritan Prifti e quajti qesharake ekspertizën e tre ekspertëve shqiptarë, duke kërkuar të bëhet ekspertizë e re shtetërore nga ndonjë vend i BE-së.

Në një deklaratë për mediat, ai ka garantuar se në video përgjimin e Metës nuk ka asnjë ndërhyrje dhe nëse ekspertiza e re nxjerr të njëjtin përfundim atëherë ai dorëzohet në sekondë para drejtësisë.

“Këta tre ekspertë nga paaftësia ose korrupsioni janë duke dëmtuar rëndë vendin duke ulur në zero standardin e drejtësisë shqiptare. Këta kanë thënë që ka mundësi të mëdha të ndërhyrjes në video apo se zëri nuk dëgjohet mirë unë deklaroj me përgjegjësi se në të nuk ka asnjë ndërhyrje, as figurë dhe as në zë”- tha Prifti.

Sipas tij, është e vërtetë që në disa pjesë zëri në video është i paqartë apo dëgjohet me vështirësi, por “gjithë shqiptarët e panë që pjeët më të rëndësishme ku duket korrupsioni i Metës janë të pastra”.

Ai i ka bërë apel Gjykatës së Lartë, prokurorisë dhe vetë Metës të pranojnë një tjetër ekspertim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura