“Sanksionet e perëndimit janë qesharake”

Jul 31, 2012 | 13:30
SHPËRNDAJE

Presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad i quajti “qesharake” sanksionet e shteteve perëndimore ndaj sektorit të naftës së vendit.

Komentet e Ahmedinexhadit vijnë pasi Kongresi Amerikan ritheksoi të hënën mbështetjen për sanksionet financiare dhe ekonomike ndaj Republikës Islame për shkak të dyshimeve mbi qëllimin e programit bërthamor të vendit.

Duke folur gjatë hapjes së njësisë më të re në një rafineri të naftës në Teheran, ai tha se Irani duhet të shesë më shumë produkte të naftës si kundërpërgjigjie ndaj sanksioneve.

Bashkimi Evropian, që dikur importonte 18 për qind nga produktet e naftës së Iranit, prishi të gjitha kontratat me Teheranin më 1 korrik.

Uashingtoni ndërkaq po u bën presion edhe vendeve aziatike si Indisë dhe Koresë Jugore që të ndalin importin e naftës iraniane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura