Presidenti firmos ligjin e poligamisë

Apr 30, 2014 | 14:16
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kenias, Uhuru Keniata, ka nënshkruar ligjin e  debatueshëm të poligamisë. Ligji civil që më parë lejonte martesën e një burri me vetëm një grua, është reformuar në favor të meshkujve, duke u lejuar atyre martesën me shumë gra, edhe pa marrë miratimin e bashkëshortes ekzistuese. Ligji është mbështetur nga të gjithë deputetët meshkuj. Muajin e kaluar deputetet femra braktisën sallën e Parlamentit pas debatit të ashpër që u krijua me deputetët meshkuj gjatë votimit të projektligjit të poligamisë. Sipas deputeteve femra, vendimi i një mashkulli për të marrë një grua tjetër do të ndikonte në të gjithë familjen, përfshirë pozicionin financiar, fëmijët dhe gratë ekzistuese. Projektligji u kundërshtua edhe nga liderët kristianë të cilët i kërkuan presidentit të mos e nënshkruajë atë  pasi minonte principet e familjes dhe martesës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura