Presidenti, Braçe: Berisha po sillet si në 2007

Apr 30, 2012 | 12:25
SHPËRNDAJE

Erjon Braçe

Nënkryetari i Grupit të PS reagon në Facebook për Presidentin e ri.

“Kadidimi i Nanos dhe i Cekës, për të zgjedhur Topallin”

Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Erjon Braçe, në profilin e tij në Facebook shprehet se shpallja e Neritan Cekës si kandidat për President nga ana e PAD-së po përsërit skemën e vjetër të PD-së për të zgjedhur një nga të vetët. Sipas tij, ashtu si në 2007-n, emrat që propozohen janë të njëjtë. “Presidenti i ri, merr udhë skema “Berisha”! Nga SHBA tha se do të niste një proces konsultimesh me opozitën dhe të tjera në Tiranë për Presidentin e ri. Por vetëm pak minuta më vonë në Tiranë, këshilltari i tij për kulturën, Neritan Ceka, shpalli kandidaturën për President të Republikës! Pak pasi ai e bëri këtë, Jozefina Topalli nxori sibesimtarin e saj, aktorin me famë kombëtare Zef Bushati për të shpallur tamam Jozefinën si kandidate për të qenë President i Republikës!”, u shpreh Braçe. Sipas tij, synimi i Kryeministrit Berisha është sërish të zgjedhë për President nënkryetarin e PD, si dhe në 2007 kur u zgjodh Bamir Topi. “Skema e Berishës u plotësua! Si 5 vite më parë! Vetëshpallej Nano-gjoja do e mbështeste Berisha! Menjëherë pas tij vetëshpallej nga Berisha Neritan Ceka! Pas tyre, bënte nevrikun ndaj Berishës dhe kandidonte Bamir Topi, gjithnjë i mbështetur nga njerëzit e Berishës. Në votimin e parë të kryer, Neritan Ceka dilte i dyti në garë – me vota të Berishës – dhe  digjte Fatos Nanon – duke e zhvendosur të tretin! Në votimin e dytë të kryer fitonte ai që donte Berisha, Bamir Topi! I vetmi ndryshim këtë herë është që për Berishën kandidon Jozefina Topalli, jo më Bamir Topi! Nga kjo skemë: Ceka është i përdoruri i përhershëm; Nano i gënjyeri i përhershëm; Berisha i fituari i madh! Pikërisht për të dështuar këtë skemë, rëndësi ka vetëm procesi! Nuk mund të ketë President pa një proces konsensual-jo numerik! Ndryshe, shteti njëpartiak është duke ardhur!”, shprehet Braçe në adresën e tij në Facebook.

Fatos Nano
Deri tani, ish-kryetari socialist Fatos Nano ka nisur konsultimet e tij zyrtare për të marrë mbështetjen e palëve si një President konsensual dhe mbi palët. Pasi shpalli platformën e tij në një emision televiziv, Nano ka nisur takimet, ku është takuar me Ilir Metën, Edi Ramën dhe ambasadorin e SHBA-ve, Aleksandër Arvizu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura