Presidenti Begaj pret Kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë, Matthias Rößler. Ja ku u fokusua takimi

May 10, 2024 | 16:20
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë, z. Matthias Rößler.

WhatsApp Image 2024-05-10 at 16.03.20

Takimi u fokusua në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, të cilat u vlerësuan si të shkëlqyera, si dhe gjatë bisedës u theksua nevoja për intensifikimin dhe ngritjen e tyre në një nivel më të lartë.

Presidenti Begaj vlerësoi z. Matthias Rößler për mikpritjen dhe mundësinë e integrimit të shqiptarëve që jetojnë në Landin e Saksonisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura