Prapaskenat/ Prokuroria e arrestoi gjyqtarin Miri sepse kishte frikë se…

Nov 15, 2017 | 12:12
SHPËRNDAJE

Arrestimi i gjyqtarit Shkëlqim Miri, pa pritur më parë caktimin e masës së sigurisë nga Gjykata, është bërë për shkak se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se ai mund të largohej jashtë vendit. Kjo për shkak se dy ditë para arrestimit të tij, kushëriri i tij, Kujtim Miri, ishte thirrur në Prokurori.

shkelqim miri

Edhe se nuk ishte marrë në pyetje, duke ia shtyrë për një moment tjetër, Kujtim Miri dyshohet se e ka informuar gjyqtarin për këtë fakt. Më 7 nëntor 2017 është thirrur për të dhënë shpjegime në Prokurorinë për Krimet e Rënda Kujtim Miri.

Pasi ka lënë ambientet e Prokurorisë, ai ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës. Por në të njëjtën ditë, sipas Prokurorisë, ai ka takuar gjyqtarin Shkëlqim Miri.

“Fillimisht, sipas vëzhgimit që i është bërë, Kujtim Miri ka lëvizur në drejtim të Rinasit e pasdite, në orën 19:40, po më datë 7 nëntor 2017, ulet në një barkafe në rrugën ‘Islam Alla’, ku është dhe shtëpia e gjyqtarit, dhe aty takohet me këtë të fundit. Kujtim Miri, mbajtës i numrit të telefonit 0682088xxx, si dhe Shkëlqim Miri, mbajtës i telefonit 0692069xxx, janë përgjuar mes tyre teksa kanë folur në datat 23, 24, 25 dhe 26 maj 2017, si dhe në datat 4, 5, dhe 8 qershor 2017, që korrespondon me një ditë pas shpalljes së vendimit në Apel, vendim i cili është shpallur më 7 qershor 2017″, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

ETLEVA DELIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura