Prapaskenat e “Kënga Magjike”, fituesi mes Besës dhe Ledina Çelos

Nov 30, 2013 | 10:00
SHPËRNDAJE

Faqja e pare e suplementit “Panorama Plus”/ Ledina Celo
“Panorama Plus” shkruan sot se në lidhje me fituesin/-en e mbrëmjes thuhet se më të pëlqyerat nga vetë kolegët kanë rezultuar: Ledina Çelo me këngën baladë “Gaboja”, dhe Besa Kokëdhima me ritmet house të “Tatuazh në zemër”.

Sot në mbrëmje, në skenën e “Pallatit të Kongreseve” do të mbahet nata finale e “Këngës Magjike”, ku dihet që, përveç elementëve të show-t, kurioziteti më i madh është për këngëtarin apo këngëtaren që do të shpallet fitues i edicionit të 15-të të këtij festivali. Nga dy netët e gjysmëfinales, këngëtarët me votat e tyre për kolegët kanë zgjedhur 20 finalistët e natës së sotme, prej të cilëve do të dalë fituesi.

Natyrisht që çdo vit në këtë garë flitet për kompromise votash dhe grupime artistësh që votojnë njëri-tjterin, por gjithsesi për këngët më të mira zakonisht bien të gjithë në një mendje. Në lidhje me fituesin/-en e mbrëmjes thuhet se më të pëlqyerat nga vetë kolegët kanë rezultuar: Ledina Çelo me këngën baladë “Gaboja”, dhe Besa Kokëdhima me ritmet house të “Tatuazh në zemër”. Natyrisht që të pëlqyera kanë rezultuar nga publiku dhe këngëtare e tjera të njohura, si: Rovena Dilo, Jonida Maliqi, Rozana Radi, Era Rusi, Manjola Nallbani, Mihrije Braha, Ronela Hajati, Jehona Sopi, Olta Boka, Sheila Haxhiraj etj.

E suksesshme ka rezultuar këtë vit Xhejsi Jorgaqi në duet me Çartanin, kënga e të cilëve “Kujtohu” renditet e para nga klikimet në youtube. Këtë vit shumë këngëtare kanë ndryshuar stil me performancat e tyre, duke ardhur ndryshe dhe duke bërë revolucion me kërcimet në skenën më befasuese të së gjithë historisë së “Kënga Magjike”, të realizuar nga italiani Gaetano Castelli.

Panorama PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura