Prania në seancën e Parlamentit gjatë fjalës së Barrosos, Balla: Berisha theu dënimin

Jun 30, 2014 | 14:47
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-se, Taulant Balla ka reaguar me nje postim ne proflin e tij ne FB, duke akuzuar Berishen qe me pranine e tij ne seancen e sotme te Kuvendit gjate fjales se Barrosos theu ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit.

Sipas Balles, Berisha nuk duhet te ishte pjese e seances, pasi ishte denuar me perjashtim  10 ditor dhe ky denim merr fund, sipas tij me daten 2 korrik.    

Ja postimi i plote
 Megjithese denimi per perjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit dhe te komisioneve mbaron me date 2 Korrik, Sali Berisha e theu diten per diell sot Ligjin (Rregulloren e Kuvendit), duke marre pjese ne Seancen e sotme te Kuvendit, e cila mbahet ne nder te vizites se Presidentit te Komisionit Europian Jose Manuel Barroso.

Me poshte shpjegimi sipas Rregullores per diten kur i mbaron denimi Sali Berishes:

Deputeti Sali Berisha u denua nga Byroja e Kuvendit me date 19 Qershor, sipas Nenit 65, paragrafi 2 i Rregullores se Kuvendit: “Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo institucione të tjera shtetërore ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione deri në 10 ditë.” 

Sipas pershkrimit te ketij paragrafi, masa disiplinore e ndalimit te marrjes pjese ne seance plenare dhe ne komisione per 10 dite pune, por jo edhe ditet e pushimit, pra perjashtohet e shtuna dhe e diela. 

Edhe ne praktikat e meparshme te ngjashme eshte ndjekur ky parim.

Pra deputeti Sali Berisha nuk e ka perfunduar denimin ende, madje i duhen edhe dy dite te tjera.

Nje njeri qe eshte mesuar me thyerjen e Ligjit, nuk mungoi ta tregoje kete edhe ne nje dite te rendesishme si e sotmja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura