Pranga mësuesit që i dehur dhunoi 12 nxënës, njëra rëndë në spital

Mar 10, 2016 | 13:45
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të tjera sot për mësuesin në Dibër që në gjendje të dehur dhunoi nxënësit e mitur në një shkollë të Bulqizës.

Njoftohet arrestimi i shtetasit Agim Muça. Ky i fundit më herët u shkarkua nga puna, nga Këshilli i Disiplinës në shkollën 9-vjeçare “Orzhanov”, Ostren.

Mësohet se njëra prej nxënësve paraqitet me shenja të theksuara dhune në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Dibrës në gjendje të rëndë.

foto ilustruese
foto ilustruese

Njoftimi i policisë:

Pas informacioneve të marra se në shkollën “Orzhanov” -Ostren Bulqizë ku mësuesi i kësaj shkolle shtetasi Agim Muça, 63 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të mitur, ku njëra paraqitet me shenja të theksuara dhune në kokë dhe po transportohet në Spitalin e Dibrës, menjëherë forcat policore kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të mësuesit Agim Muça.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura