Shfrytëzim prostitucioni, pranga gardistit

May 31, 2012 | 11:50
SHPËRNDAJE

TIRANE- Nje gardist 25vjecar eshte arretsuar me akuzen e shfrytezimit te prostitucionit. Policia e Tiranes ka njoftuar se ka vene ne pranga Ilirjan Gjoni, me detyrë efektiv në Gardën e Republikës.

Mesohet se ky shtetas u ndalua pas depozitimit të një kallëzimi penal nga një shtetase 15-vjeçare, e cila pretendon se për një periudhë 5-mujore është shfrytëzuar për prostitucion.

Policia dyshon se i ndaluari ka pasur një histori dashurie me 15 vjeçaren dhe më pas dyshohet se e ka shfrytëzuar për prostitucion në disa motele në Tiranë.

Materialet proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura