Pranga 20-vjeçarit, përplasi me makinë 4 persona

Jul 31, 2012 | 13:16
SHPËRNDAJE

TIRANE – Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga shërbimet e njësisë së Policisë Rrugore të Tiranës, pasi për shkak të humbjes së kontrollit të mjetit ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar plagosjen e rëndë të katër personave. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se është kryer arrestimi i Adrian Mzhikës, pasi pasditen e së dielës, në rrugën Kamzë-Tiranë, përballë një firme ndërtimi, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me targë TR 7760 U, është përplasur me mjetin motokaro “Shifeng”, me targë TR 728 C, të drejtuar nga shtetasi Edmir Rica, 31 vjeç. Në momentin e aksidentit, 20-vjeçari Mzhika ka qenë duke udhëtuar në drejtimin Kamzë-Tiranë. Pas përplasjes së dy mjeteve, makina tip “Benz” që drejtohej nga Adrian Mzhika ka hipur në trotuar dhe ka aksidentuar këmbësoret E. M., 20 vjeçe dhe dhe A. B. 31 vjeçe, të cilat u shtruan në Spitalin Ushtarak dhe janë në trajtimin e mjekëve, në gjendje kritike për jetën. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve janë aksidentuar edhe shtetasit A. M. dhe dhe E. R., të cilët ndodheshin në mjetin motokaro, me të cilin u përplas 20-vjeçari i arrestuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura