Prandeli, jashtë De Rosi, Kasano dhe Baloteli

May 31, 2011 | 13:00
SHPËRNDAJE

De Rosi është jashtë për arsye disiplinare, Baloteli dhe Kasano janë nën vëzhgim, Pirlo dhe Montolivo janë cilësia e mesfushës: këto janë temat kryesore që ka prekur trajneri i Kombëtares italiane, Çezare Prandeli, gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Koverçano. “De Rosi është jashtë për arsye disiplinore, jo për zgjedhje teknike, më vjen shumë keq, por ai duhet të gjejë vazhdimësinë dhe qetësinë që ka humbur gjatë muajve të fundit. Dyert e Kombëtares mbeten të hapura, por që nga dita e parë që jam ulur në pankinë kam theksuar se nuk jam dakord me ata që godasin me bërryl ose pështyjnë”. Ai ka shpjeguar edhe situatën e Balotelit. “Marios i thashë të njëjtat gjëra që i kam thënë edhe vjet. Më duket se i ka kuptuar, sepse as ai nuk është i kënaqur me atë që ka bërë, pavarësisht se finalja e sezonit ka qenë e rëndësishme”, ka pohuar Prandeli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura