Policia prish dasmën e 8-vjeçares me kushëririn

Jan 31, 2014 | 13:37
SHPËRNDAJE

Një tetëvjeçare jemenase, e cila vazhdonte shkollën fillore, nuk e kishte fare idenë se po martohej me një kushëririn e saj të parë. Martesën e kishte porositur i ati, por daja i vajzës, me emrin Ifthikar, kishte lajmëruar gazetat dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, duke e prishur në kohë ceremoninë. Policia ka arrestuar babanë e nuses tetëvjeçare në provincën veriore Ibb. Aktivistët dhe gazetarët lokalë kontaktuan me policinë, që kishte mbërritur në kohë. I ati i nuses u burgos, por u lirua pas gjashtë ditësh, pasi premtoi se do të priste për martesën e së bijës deri kur ajo të mbushte moshën e miratuar me ligj. Policia kishte arritur në kohën e duhur për të bllokuar martesën dhe kishte gjetur nënën e vajzës dhe të bijën të kyçura në një shtëpi. Nëna fillimisht e kishte kundërshtuar dasmën, por ishte dorëzuar kur babai i vajzës kishte kërcënuar se do të divorcohej prej saj, ka shkruar për “Gulfnews” gazetari Yaser Abad. “Daja i vajzës ishte inatosur kur kishte mësuar për dasmën, por nuk kishte mundur ta ndalonte vetë atë. Kështu kishte kontaktuar gazetarë dhe aktivistët. Babai i saj tha se kishte bërë një ‘zotim trial’ për të martuar vajzën e tij me nipin, pasi një tjetër mashkull e kishte refuzuar kërkesën e tij për të ofruar të bijën për martesë”, shkruhej në mediat lokale.  Praktika e martesës së vajzave të vogla në Jemen është shumë e përhapur dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut po përpiqen për të bërë presion ndaj qeverisë për t’i ndaluar me ligje më të ashpra këto martesa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura