Policia ndalon ‘Volkswagen-in” me tre shqiptarë, dyshimet për qëndrimin dhe italishten e rrjedhur çojnë në pranga shoferin. Pas kontrollit u zbulua se …

Feb 27, 2020 | 18:25
SHPËRNDAJE

Pasditen e djeshme policia rrugore e Arezzos ka vënë në pranga një të ri shqiptar, i cili pas kontrollit të dokumentacionit rezultoi se për dy vite e gjysme kishte qenë në arrati.

USURA RECUPERO GICO MOBILE
USURA RECUPERO GICO MOBILE

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 30 vjeç ishte duke udhëtuar me një makinë tip Volkswagen Golf, me tre persona të tjerë.

Të tre personat që ishin në makinë rezultuan me dokumentacion të rregullt shqiptar, por policia ishte dyshuese për shoferin.

Duke pasur parasysh qëndrimin e tij dhe italishten e tij të rrjedhshme që la të kuptohej se ai ishte në Itali për një kohë të gjatë.

Nisur nga shpjegimet jo bindëse për arsyet e udhëtimit të tyre nga Roma në Italinë Veriore, gjurmët e gishtërinjve u ekzaminuan për të gjithë të ndaluarit, duke konstatuar se drejtuesi i makinës kërkohej nga drejtësia italiane që nga tetori i vitit 2017, me një emër tjetër, për të vuajtur dënimin me 2 vjet e 2 muaj burg për vjedhje në një shtëpi. Urdhri ishte vendosur nga Gjykata e Venecias.

Qytetari shqiptar, i vetëdijshëm se ishte përgjegjës për këtë vendim, kishte menduar mirë të merrte ndryshimin e mbiemrit në vendin e origjinës, për të qenë “i pastër” në kontrollet. Shqiptari është arrestuar dhe është shoqëruar me burgun në Arezzo, ku do të duhet të vuajë dënimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura