Policia greke u vë prangat dy shqiptarëve në Athinë. Iu sekuestruan rreth 30 kg drogë, më shumë se 32 mijë euro dhe…

May 10, 2020 | 18:19
SHPËRNDAJE

Policia greke ka mundur të sekuestrojë rreth 33 kg marijuanë, në Athinë.

droge

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy shqiptarë, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur.

Mësohet se operacion i policisë greke është kryer në dy banesa.

Krahas marijuanës janë sekuestruar 1 pistoletë, 5 fishekë, 1 thikë, peshore elektronike, 32.840 euro, 8 celularë, pjesë paketimi të drogës dhe 1 motor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura