Policia gjermane largon protestuesit pro-palestinezë nga Universiteti i Berlinit, pezullohen leksionet në disa fakultete

May 7, 2024 | 19:30
SHPËRNDAJE

Policia gjermane i ka larguar të martën protestuesit propalestinezë nga kampusi i Universitetit të Berlinit “Freie”, të cilët po bënin thirrje për ndaljen e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës.

Universiteti berlin

Rreth 100 studentë i kishin vendosur dhjetëra tenda në kampusin e universitetit të martën, duke iu bashkuar thirrjeve të të ashtuquajturit “Koalicioni Studentor i Berlinit” për pushtimin e universiteteve gjermane.

Studentët nga universiteteve të ndryshme të Berlinit iu bashkuan protestës, duke bartur flamuj palestinezë, si dhe duke brohoritur në mbështetje të palestinezëve dhe duke i dënuar Izraelin dhe Gjermaninë.

Universiteti “Freie” tha se protestuesit u përpoqën të futeshin brenda sallave dhe dhoma të universitetit, në përpjekje për t’i uzurpuar ato.

Si pasojë, universiteti tha se ka bërë kallëzime penale kundër protestuesve dhe se i ka pezulluar leksionet në disa ndërtesa.

“Është e papranueshme ta uzurposh pronën e universitetit. Ne e mirëpresim dialogun dhe debatin akademik – por jo në këtë mënyrë”, tha Guenter Ziegler, president i Universitetit të Berlinit “Freie”.

Protestat studentore kundër luftës dhe kundër marrëdhënieve akademike me Izraelin, kanë filluar të përhapen nëpër Evropë, por kanë ngelur shumë më të vogla krahasuar me ato në Shtetet e Bashkuara së fundmi.

Si pasojë, universiteti tha se ka bërë kallëzime penale kundër protestuesve dhe se i ka pezulluar ligjëratat në disa ndërtesa.

“Është e papranueshme ta uzurposh pronën e universitetit. Ne e mirëpresim dialogun dhe debatin akademik – por jo në këtë mënyrë”, tha Guenter Ziegler, president i Universitetit të Berlinit “Freie”.

Protestat studentore kundër luftës dhe kundër marrëdhënieve akademike me Izraelin, kanë filluar të përhapen nëpër Evropë, por kanë ngelur shumë më të vogla krahasuar me ato në Shtetet e Bashkuara së fundmi./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura