Policia e Selanikut jep detaje për arrestimin e Frrokut dhe Jakut: U gjet dhe 3.4 gram kokainë

Feb 28, 2013 | 16:26
SHPËRNDAJE
Pamje nga deklarata zyrtare e policise se Selanikut

SELANIK- Policia e Selanikut ka dhënë sot detaje lidhur me arrestimin e dy të dyshuarve kryesorë për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj, Arben Frroku dhe Jak Jaku.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, lëshuar sot nga Policia e Selanikut thuhet se njëri prej të arrestuarve është identifikuar si autori i vrasjes me dashje të drejtuesit të lartë të policisë shqiptare.

I arrestuari tjetër po ndiqet penalisht për prodhim dhe posedim të paligjshëm të armëve municioneve dhe për trafik të drogës në Shqipëri.

Arestimi i tyre , thuhet në deklaratë ka ardhur falë një bashkëpunimi me autoritet shqiptare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Selanikut.

Arrestimi i tyre është bërë në orët e mbrëmjes, ku nga kontrolli i ushtruar në hotelin ku dhe u arrestuan është gjetur një sasi prej 3.4 gram kokainë.

Në deklaratën e policisë së Selanikut, citohet edhe sekuestrimi i armëve dhe drogës nga policia shqiptare gjatë kontrolleve në shtëpitë e të arrestuarve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura