Pogradec, ekzekutohet në pritë një 45-vjeçar

Jan 31, 2012 | 16:22
SHPËRNDAJE

Qyteti i Pogradecit është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasditen e sotme. Myderi Verdha, 45 vjeç është ekzekutuar në pritë me armë zjarri në vendin e quajtur “Qafë Plloç” nga autorë ende të paidentifikuar.

Sipas të dhënave të para mësohet se viktima ka patur precedent penal të mëparshëm.

Ai ka qene i ndaluar nga policia disa vite me pare, pasi akuzohej se kryente vrasje me pagese. Gjate operacionit per kapjen e tij, ai kishte kundershtuar me arme policinë.

Policia thotë se viktimës rreth dy vite më parë i kishin ekzekutuar shokun e tij të ngushtë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe më pas arrestimin.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura