Plas “tsunami”, FIFA shiti 20 mln euro votat

May 31, 2011 | 13:01
SHPËRNDAJE

Në historinë 107-vjeçare të FIFA-s, krimi dhe korrupsioni ka arritur kulmin. Kjo koençidoi me mandatin e tretë të zviceranit, Sep Blater, ku të shpërthejë skandali më i madh. Pas luftës së ashpër mes dy kandidatëve, Sep Blater dhe Bin Hamam, ku ky i fundit u tërhoq dy ditë para zgjedhjeve, luftë e ashpër po zhvillohet dhe nga presidenti i CONCACAF, Xhek Uarner, i cili para disa ditësh foli për një “tsunami” në institucionin më të lartë të futbollit. I ndodhur mes dy zjarreve, Xhek Uarner i akuzuar si bashkëpunues me katarianin Bin Hamam, ofron dokumentacione të rëndësishme, ku akuzon Bin Hamamin dhe Blaterin për shitje të votave në favor të organizatorëve Katar 2022. Për kreun aktual, Uarner spekulon, se Blater i ka ofruar “CONCACAF”-it 1 milionë dollarë për shërbime ekstra në favor të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura