Vrasja e komisarit, Mark Frroku: Berisha kryegardiani i padrejtësisë ndaj vëllait tim

Mar 19, 2015 | 21:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Deputeti i kristiandemokratëve Mark Frroku tha në një intervistë televizive të dhënë mbrëmjen e së enjtes, se nuk është ai personi që ka njoftuar Tom Doshin lidhur me planin e vrasjeve të dy deputetëve, siç pretendon deputeti i Shkodrës, duke nënvizuar se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Gjithashtu Frroku thotë se nuk njeh as personin e arrestuar nga policia për këtë çështje, Durim Bamin, për të cilin Tom Doshi ka publikuar një video.

Frroku gjatë intervistës foli edhe për gjyqin ndaj vëllait të tij Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, për të cilin tha se është një padrejtësi me sfond politik që po i bëhet, me “kryegardian” Sali Berishën.

Mark Frroku në studio

Pjesë nga intervista e Mark Frrokut në televizionin “Ora News”:

Si hytë ju në këtë ngjarje? Kur morët vesh?

Unë me zotin Doshi jam shoqëruar gjatë gjithë kohës.

Po flasim për video-skandalin, kur u njoftuat?

Vetëm nëpërmjet medias kur kam pa zotin Doshi në daljet e tij publike, para Parlamentit dhe selisë së Partisë Socialiste.

Pra, ju thonit se ju nuk dinit asgjë që Ilir Meta do të vriste Tom Doshin?

Absolutisht që jo.

Çfarë menduat kur e dëgjuat këtë deklaratë?

Me zotin Doshi kemi ndarë një pjesë të madhe të politikës në Parlamenti por edhe në qarkun e Shkodrës. Ai mund të ketë menduar që edhe pjesë e politikës ta ndaj edhe këtë. Megjithatë Mark Frroku sheh hallet e tij dhe të zgjedhësve të tij dhe detyrën time që kam si parlamentar në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës së Shqipërisë.

Ngjarjet fillojnë në gusht. Zoti Doshi pretendon se në gusht ju i keni thënë që Ilir Meta do të vrasë?

Për deri sa unë nuk kam lidhje me këto ngjarje nuk mbaj mend as data e as një gjë.

A e shihnit atë të shqetësuar?

Normalisht zoti Doshi s’më ka thënë asnjë shqetësim lidhur më këtë çështje. Pjesa e Komisionit të Ligjeve ku ne bënin pjesë, në Parlament, u dha një sekuencë aty për daljen nga Parlamenti dhe mos votimin e disa ligjeve të rëndësishme, dhe atë e kemi diskutuar.

Ju thoni se nuk e keni parë të shqetësuar?

Normalisht ne kemi dalë lirshëm, s’kemi pas asnjë shqetësim.

Zoti Prifti thotë ndryshe?

Zoti Prifti mund të ketë informacione më shumë se unë.

Po me takimet me autoritetet?

Asnjëherë nuk është diskutuar me mua kjo çështje.

Durim Bami ishte i ngarkuar për ta vrarë dhe ky është thelbi i deklaratës së zotit Doshi?

Unë nuk e njoh Durim Bamin.

Ka zëra që ju keni qenë edhe në dasmën e një të afërmi të tij?

Asnjëherë. Sot është e lehtë të shikohen pamjet filmike.

Pra, ju me Durim Bamin thoni që s’kemi asnjë njohje?

Absolustisht jo. S’kam qenë në asnjë dasëm në jetën time as në Krujë e as në Fushë-Krujë. Ai rri me shume persona, (Tom Doshi) dhe unë nuk shkoj në tavolina për të marrë gjeneralitetet çdo personi.

Rastësisht mund të ndodheni në një dasmë që dasmorët mos t’i njihni?

Në jetën time unë s’kam qenë në këto dasma. 

Si e keni njohur zotin Doshi?

Për kreun e partisë…në qarkun e Shkodrës, ishte vëllai im që sot vuan padrejtësisht në burgun 302…Pas arrestimit të tij vendosa ta çoj përpara këtë nisëm…në ato momente jam njohur me zotin Doshi. I kam kërkuar mbështetjen si lider i PS në atë qark, normalisht e kam pasur…

A ju ka ndihmuar?

Kam pasur mbështetjen e tij dhe të PS.

Është raportuar se në makinën tuja ka qenë një narkotrafikant, në vitin 2014? Është keqkuptim apo gabim?

Mark Frroku si ligjvënës dhe qytetar…zbaton ligjet në polici. Unë mund të jem ndaluar nga policia edhe 10-15 herë, kontrolle rutinë, jo për Mark Frrokun. Persona në kërkim apo trafikantë. Mark Frroku s’ka patur asnjëherë. Në makinë udhëtoj me shoferin e familjen, nuk vë as shokë aq miq…janë raste shumë të rradha. Kam verifikuar diçka sa i takon targës, ajo në raportin e  policisë nuk është targa ime… Në fund është GY, në fakt makina ime e ka GX. Është një lapsus i atyre që kanë bërë raportin, ose ai raport mund të jetë edhe një trillim apo… Mark Frroku s’merret me asgjë të paligjshme, merrem vetem me gjëra të ligjshme… 

Javën e kaluar kisha Dritan Priftin…, ka një akuzë të Priftit po në muajin gusht se do ta vriste Ilri Meta, e këtë lajm ja keni çuar ju…

Unë nuk e di… Nuk di si nuk e ka dokumentuar se rri me mikrofona në xhep. S’ka asnjë të vërtetë, se kam takuar asnjëherë për këtë çështje…,por vetëm për ndërmarrjet e familjes sime…

Si e keni njohur Priftin?

Nëpërmjet Tom Doshit…takimet tona përmes Tomës dhe një personi tjetër të huaj që bleu sipërmarrjen e familjes sime. 

Nuk dinit asgjë…

Nuk interesohem për punët e të tjerëve…Asgjë tjetër s’ka patur me zotin Prifti. Ardhja në këtë studio ka ardhur si mbrojtës i zotit Doshi…ka harru që edhe unë jam gjallë edhe mund të them edhe unë atë që kam dëgjuar dhe atë që kam pa. S’ka asnjë të vërtetë tjetër. 

Dy miq të ndryshëm, miq edhe me ju…dy e dinë problemin shumë të madh se Meta do vriste edhe Tomën edhe Priftin e sipas tyre lajmëtari ishit ju…,nuk ishin të shqetësuar?

S’ka si me ken Mark Frroku, se Mark Frroku rri pa përgjues në xhaketa. Ne asnjëherë s’kemi diskutuar për këtë çështje, biznesi e politike por jo për këtë çështje. 

Prifti tha se do ta vriste Ilir Meta nga një vrasës që do të vinte nga Suedia…

Përralla, s’ka asnjë të vërtetë këtu. Asht telenovelë. Prifti është mësuar…Mark Frroku nuk merret me intriga… 

Të dy thonë që lajmëtari je ti…E ti s’ke vënë asnjë shqetësim tek ta…

A janë miq ata të dy…kanë dashur ta bëjnë sa më të besueshme alibinë, që Mark Frroku asht personi që ka sjellë tek ne këto informacione. I qëndroj pikë për pikë deklaratave të mia në Prokurori. 

Ai ka shtuar edhe masat e sigurisë…se keni vënë re…?

Doshi asht edhe biznesmen…edhe unë marr masa e mund ta kem bërë në një farë mënyre. 

Pse është bërë kjo?

S’kam asnjë lloj ideje…thjesht Mark Frroku është jashtë kësaj loje.

Atëherë pse ju kanë futur ju?

Duke qenë afër Tom Doshit, në tavolina edhe me zotin Prifti normalisht alibia do të ishte edhe ma e besueshme.



Është raportuar se në vitin 1999 në Bruksel jeni akuzuar për vrasje ne bashkepunim te nje shtetasi shqiptar?

Akuza mund të ketë, por unë i nënshtrohem çdo organi drejtesie si brenda e jashte vendit. Akuza ka patur edhe per Presidente e kryeministra…Ate e vendos drejtesia. Jam i hapur te perballem me çdo sistem gjyqesor…

Jeni perballur apo jo me kete akuze? Kjo do te thote se akuza eshte?

Edhe mund te jete…

Keni marre njoftim?

Akoma jo.

Asnje akuze ne shtetin belg? Keni jetuar e punuar atje?

As jetu as punu…Ne pergjegjesine time s’kam vra e as pre asnje njeri deri me sot ne jeten time.

Per kete rast?

S’kam asnje njoftim deri me tani…n.q.s do te vije njoftimi jam i gatshem te perballem kudo 

Jeni takuar me Tahirin?

Nuk di per cfare ndalese behet fjale. Me te marredhenie shume korrekte, jo shume te aferta…E takoj minimalja 1 here ne jave ne Parlament… 

Cilët njerëz mendon se janë të implikuar në këtë ngjarje 20-ditore?

S’mund të aludoj për asgjë tjetër…njohe vetëm këta tre persona.

A ju shkon ne mendje se Doshi genjen?

S’mund te them as genjen as thote te verteten. Per mua genjen, per historine se them dot. Une flas vetem per veten time…

Po me Meten je takuar?

Jo s’jam takuar…

A duhet të nisnin hetimet 6 muaj me pare?

Jam informuar permes medias…se di se cfare eshte bere ne zyrat e ketyre institucioneve. Por normalisht hetimet duhet te kishin nisur nese Doshi i ka lajmeruar keto institucione. 

Prokuroria tha pretencen per vellain, opinioni juaj…

Padrejtesi…kalvar vuajtjesh vjen nga tre persona. I pari eshte Agron Kulici, ish-nendrejtori i Policise se Shtetit, por ishte ma shume se minister, ishte hinka qe ajo mazhorance bente ne ate kohe me padrejtesine ndaj shume qytetare…ne fund na erdhi rradha. Pse? Se per 20 vite kemi punuar per PD, eshte fakt…kemi kontribu me vota e finance, e normalisht qe cdo njeri nje dite mund te mendoje e ka te drejte t’i bashkangjitet nje alternative tjeter e te kandidoje per veten e vet…por zoterinjte se priten mire se ishin mesuar te vilnin vota e financa. Anton Martini, prokurori qe ka manipuli ceshtjen maksimum…Fatmir Vladi, deshmitari…jane tropojane fatkeqesisht… Si eshte e mundur qe te tre jane nga Tropoja, kjo eshte e cuditshme?

Foto te Kulicit duke drejuar me vellane tuaj…

Vellai se ka mohuar asnjehere qe ne ate dreke ka qene rastesisht…ne si mohojme miqte asnjehere…keta e kane mohuar. Larg qofte nje nga miqte cmendet e vret 10 njerez ne rruge. Ata kane bere gabim qe e kane mohuar, se kane hanger disa here dreka e darka…por kjo s’ka lidhje me ndihma qe mund t’i kene dhene vellait tim dhe fmailjes sime…ne asnje lloj fushe. ka qene ne ate dreke se nje nga ata e kena mikt e fmiljes sone. Dhe Kulici ka qene i njohur dhe jo i panjohur. Personi qe eshte deshmitar i rreme ka marre para…Jo ai qe ka marre 100 milione leke, do bejme nje kallezim per kete ceshtje…eshte blere me para, prokuroria s’ka hetuar fare kush eshte ky njeri. Ky eshte i njohuri i vellait tim dhe imi…s’ka punu per fushate. Thjesht i njohur…me precendete penale, i denuar per tentative vrasje…Kemi te gjitha provat shkencore…s’mund te flasim e pashe me pa, provat shkencore dalin qe vellai im ka qene ne dalje te Elbasanit, mirepo treshja me kryegardianin Sali Berishen se lejon kete…

E njihnit Dritan Lamajn?

Po, vellai im me shume…E shoqeruan vellane nje dite ne polici, vetem duke thene ka dhene urdher shefi i komisariatit…

Vëllai kishte një konflikt me komisarin… 

Vëllai im se ka mohuar…por vëllai im është 1 i 500 që vëllai im ka patur me zonën e Kombinatit, ku ai 

A mendoni se ka ndikuar arrestimi i vellait ne karrieren politike?

Vellai im ishte nominu nga partia per te kandiduar ne qarkun e Shkodres dhe kishte filluar fushaten…Po eshte nje peshe shume e rende…, por ata duhet ta dine se Mark Frrokun nuk e ndalojne ne punen e tij ne aspiraten e tij, nje dite e verteta do te dale…Vellai im s’mund te rrije ne burg per dicka qe se ka bere…por jo te paguaje tekat e njerezve qe me gjakun e qytetareve duan te bejne karriere dhe politike.

Kam informacion qe dy prokuroret e tjere kane nejt me muaj pa marre dosjet, ne fakt jane te barabarte, te marrin dosjet e t’i shohin… 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura