Plagosja e të riut në gjueti i nxjerr zbuluar. Policia arreston 3 persona, ja pse akuzohen

Aug 1, 2020 | 10:41
SHPËRNDAJE

Nje person ka mbetur i plagosur ne gjueti e siper. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërzhezhë, Skrapar ku sipas policise tre personat po benin gjueti te paligjshme dhe per pasoje jane vene ne pranga. policia berat

Njoftimi 

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, Skrapar.

E. Ç., 36 vjeç dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe dyshohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë shtetasi J. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura