Pjesëtari i dyshuar i Al Kaidës, lidhje edhe në Kosovë

Apr 30, 2011 | 16:30
SHPËRNDAJE

Prokurorët gjerman kanë thënë se njëri nga të dyshuarit si anëtarë të Al Kaidës që u arrestuan në Gjermani është urdhëruar nga një përfaqësues i rëndësishëm i këtij grupi që të kryejë sulme në shtetin gjerman ndërsa lidhjet e tij qojnë edhe në Kosovë

Zëvendësi i Prokurorit Federal, Rainer Grisbaum iu ka thënë reporterëve në Berlin të shtunën se i dyshuari 29 vjeçar i identifikuar si Abdelakim El-K, “ishte urdhëruar nga një pjesëtarë i rëndësishëm i Al Kaidës në vitin 2010 që të kryej sulme në Gjermani”.

Grisbaum ka thënë se i dyshuari kishte nisur që të përgatisë eksplozive për sulmin por megjithatë një cak ende nuk ishte zgjedhur.

Udhëheqësi i Policisë Federale gjermane, Jërg Cirk ka thënë se Abdelakim El-K ka qenë duke jetuar ilegalisht në Gjermani nga nëntori i vitit 2010 dhe se ka pasur lidhje në Austri, Marok, Kosovë dhe Iran. (rel)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura