Pitella apel Ramës dhe Metës: Bashkohuni dhe fitoni. Cikli i qeverisjes së djathtë, ka mbaruar

Mar 31, 2013 | 14:40
SHPËRNDAJE
Gianni Pitella

Zëvendës Presidenti i Parë i parlamentit Evropina, Gianni Pitella është shprehur i shqetësuar për humbjen e tretë radhazi të statusit të  të vendit kandidat nga Shqipëria.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ai shpreh bindjen se vëtëm një qeveri e re dhe progresive socialiste mund të nxjerrë vendin nga kriza e thellë.

Më tej, në deklaratën e tij, Pitella shprehet se shpreson që vendi të mbajë zgjedhje të lira dhe tën ndershme më 23 qershor 2013.

“Uroj që përfaqësuesit e së majtës shqiptare do të njohin dhe pranojnë rëndësinë historike të këtyre zgjedhjeve jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin. Ne emër të të gjithë miqve të sinqertë të Shqipërisë dhe Shqipërisë së socialistëve progresistë, unë dua të nis këtë apel për miqtë e mi, Edi Rama dhe Ilir Meta; Tani është koha, nuk ka kohë për të humbur as për popullin shqiptar dhe as për të majtën shqiptare, qoftë për PS apo LSI, të bashkoheni dhe të fitoni.”- shkruan në deklaratën e tij, zoti Pitella.

Ky është momenti, vijon më tej Pitella, kur Edi Rama dhe Ilir Meta  mund të hapin rrugën për një transformim të pabesueshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë. Cikli politik i qeverisjes së djathtë në Shqipëri ka mbaruar, thekson ai.

Pjesë nga deklarata e zotit Pitella

Shqipëria ka nevojë për ndryshim, për ndryshim urgjent. PS dhe LSI duhet të qëndrojnë të bashkuara në këto zgjedhje në mënyrë që tu japin mundësinë shqiptarëve, të bëjnë këtë ndryshim të mundshëm, me votën e tyre të lirë. Edi Rama, miku im, i cili ka udhëhequr një modernizim mbresëlënës në Partinë Socialiste dhe ka hartuar një program tejet ambicioz që bën thirrje për një Rilindje Shqiptare, duhet t’i shtrijë dorën publikisht LSI-së, duke marrë kështu përgjegjësinë e atij lideri që të gjithë ne duam të shikojmë tek udhëheqë Shqipërinë.

Çdo socialist progresiv, i cili pret me padurim këto ndryshime, dhe që ka luftuar për tetë vjet në kushte jashtëzakonisht të vështira, duhet të inkurajojë dhe të mbështesë Edi Ramën në një veprim të tillë të guximshëm.

Miku im, Ilir Meta, i cili zgjodhi të ishte pjesë e koalicionit qeverisës për katër vitet e fundit, në përpjekjet e tij për të kontribuar në integrimin e vendit nga brenda Shqipërisë, nuk duhet të refuzojë dorën e shtrirë të PS-së. Ai duhet të marrë përgjegjësinë, që e gjithë e majta shqiptare ka, që të nxjerrë vendin nga kjo krizë, e cila do të thellohet nëse zgjedhjet e 23 qershorit nuk do të sjellin ndonjë alternim politik.

Çdo socialist progresiv që mbështet LSI-në, si një forcë e ndryshimit, duhet të inkurajojë dhe mbështesë Ilir Metën në këtë drejtim.

Si një mik i sinqertë i Shqipërisë dhe dy udhëheqësve, unë apeloj personalisht, dhe mbetem me shpresë se koha e shkurtër që ka mbetur në dispozicion, do të përdoret për një vendim të madh historik, për të hapur një kapitull të ri, për të majtën shqiptare dhe Shqipërinë. Bashkimi Evropian ka nevojë për Shqipërinë, dhe Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Evropian. Mos e humbisni këtë shans historik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura