Pije e mish kontrabandë, pranga doganierëve e policëve të Goricës

Apr 30, 2014 | 13:34
SHPËRNDAJE

Komisariati i Korçës
KORÇE – Dy doganierë dhe 3 policë të doganës së Goricës janë arrestuar pasi kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë që hyjnë nga Maqedonia. Sipas të dhënave të Policisë së qytetit juglindor, pas kapjes së një mjeti ku u gjetën mallra kontrabandë, u bë arrestimi i doganierëve Altin Cenolli 42 vjeç dhe Niko Vurmo 43 vjeç, policëve Pirro Pendo, Gazmor Bregu dhe Dëfrim Agastra, si edhe arrestimi i dy drejtuesve të automjetit, Nalton Moni dhe Gëzim Gega. Burimet e Policisë thanë se mbrëmjen e së hënës, rreth orës 19:30, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë ndalimi i dy personave që udhëtonin nga pika kufitare e Goricës drejt fshatit Zvezdë. Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas ishin duke udhëtuar me një automjet tip “Mercedes Benz”, me targë CA7441PT, ku në pjesën pasme të këtij mjeti u konstatua një sasi mallrash e pashoqëruar me dokumentacionin përkatës. Sipas Policisë, aty ndodheshin 160 shishe plastike me verë të kuqe, 160 shishe uthull, 40 shishe lëndë freskuese dhe 5 kuti kartoni me produkte mishi me peshë të përgjithshme 58 kg. Drejtuesit e mjetit deklaruan para policisë se nuk kishin asnjë faturë për shoqërim apo ndonjë dokument zhdoganimi malli. Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë në sistemin TIMS rezultoi se këta shtetas kishin hyrë në Shqipëri nga pika e Goricës, rreth orës 19:00 Ë së njëjtës ditë. Ata akuzohen se e kanë kaluar mallin në marrëveshje me doganierët e turnit, ndërsa nuk janë kontrolluar imtësisht as prej policëve të traut, të cilët janë të fundit që kryejnë kontrollin e mjetit dhe dokumentacionit shoqërues. dh.ç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura