Pi me fund 56 gota alkooli, vdes pas thyerjes së rekordit

Oct 31, 2014 | 13:15
SHPËRNDAJE

Një ngjarje fatkeqe ka ndodhur në një bar në Clermont-Ferrand të Francës, ku ishte organizuar një garë për pirjen e sa më shumë gotave “eks” të alkoolit. U konsumua uiski, konjak, rum dhe të gjitha format e tjera të alkooleve. Personi 57-vjeçar i paidentifikuar theu rekordin absolut, pasi me një gllënjkë piu 56 gota alkool. Por, ky sukses i tij u kthye në tragjedi, për shkak se disa orë më vonë ra në një gjendje kome duke edhe gjetur vdekjen. Pas kësaj, me nxitim u dërgua në spital. Policia po heton rastin, ndërsa për këtë veprim bën përgjegjës pronarin e barit, i cili mund të përballet me akuza për vrasje për shërbimin e një sasie të madhe të alkoolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura