Peshku i gjallë nxirret nga mushkëritë e një djali

May 31, 2012 | 13:40
SHPËRNDAJE

Mjekët në Indi kanë kryer një operacion të komplikuar për të hequr nga mushkëritë e një djali 12-vjeçar një peshk të gjallë. Anil Barela e kishte kapërcyer peshkun e gjatë 9 cm ndërsa po luante buzë lumit me shokët e tij, në Khargone, Madhya Pradesh, Indi. Sipas “The Times of India”, djemtë që jetonin në këto zona shumë shpesh përtypnin peshq të gjallë, por ky kishte kaluar në rrugën e gabuar duke hyrë në mushkërinë e majtë të djalit. Anil menjëherë kishte pasur vështirësi në frymëmarrje dhe niveli i oksigjenit në gjakun e tij ishte rritur në mënyrë alarmuese. Mjekët zbuluan në grafi peshkun që lëvizte në mushkërinë e tij. Ata e kishin futur menjëherë në operacion, një proces që zgjati 45 minuta. Dr. Pramod Jhauar tha se ky ishte rasti i parë i këtij lloji që ai kishte hasur gjatë 20 viteve eksperiencë. “Peshku ishte ende i gjallë dhe po luftonte për të mbijetuar, duke kufizuar ndjeshëm funksionin e mushkërive”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura