Pesë net spektakël, starton sot Festa e Birrës në Korçë, kryeson birra ‘Korça’

Aug 16, 2023 | 18:25
SHPËRNDAJE

Festa e Birrës në Korçë është eventi më i madh festiv në Shqipëri. Këtë vit ajo pritet të startojë sot dhe do zgjasë 5 net, në të cilat numri i vizitorëve pritet të jetë mbi 100 000 vizitorë, vendas dhe të huaj.

festa-e-birres

Në festë, ashtu siç është bërë tashmë traditë, do të kryesojë birra e parë shqiptare, birra ‘Korça’, e cila do të jetë në çdo tryezë të festës.

Siç është bërë e ditur dhe nga organizatorët, festa do të përqendrohet te Terminali dhe Shtëpia e Birrës, ndërkohë që stafi i Birra ‘Korça’ është në përgatitjet e fundit për festën, duke premtuar kështu shërbim maksimal për të gjithë vizitorët.

Përveç birrës me shije dhe ushqimit të freskët, në Shtëpinë e Birrës ‘Korça’ do të ketë festë me muzikë live.

Edhe këtë vit festa e birrës do shoqërohet me një program muzikor të shkëlqyer, me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm, si Elvana Gjata, Ylli Limani, vëllezërit Prifti, ‘No Mercy’, ‘La bouche’ si dhe yjet e muzikës greke Despina Vandi si dhe Keti Garbi.

Festa e birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë. Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon. Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm përsa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura