Përurohet rruga “Bajram Çela”, Bozdo: Bashkia i kthen premtimet në vepra

Nov 30, 2013 | 12:42
SHPËRNDAJE

TIRANE- Vazhdim te kthimit te premtimeve ne vepra e ka quajtur nenkryetari  i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo përurimin e rrugës “Bajram Çela” në njësinë bashkiake nr.3.

Një investim i Bashkisë Tiranë që kap vlerën prej 60 milion lekësh do të jetë në shërbim të një komuniteti prej më shumë se 100 familjeve. Rrugë e cila ishte lënë në harresë nga ish-kryebashkiaku i mëparshëm, por që sot është prova më e mirë që Bashkia e Tiranës i shërben qytetarëve të saj me punë dhe vepra.

 “Me një projekt të plotë që ka përfshirë investimin për ujërat e bardha, investimi për ujësjellësin, investim të plotë për ujërat e zeza, sinjalistika dhe ndriçimi, ka qenë një rrugë e cila është kërkuar me ngulmë nga komuniteti i kësaj minibashkie, dikur në gjendje të mjerueshme, sot, kjo rrugë i shërben më shumë se 100 familjeve, dhe është, edhe njëherë treguesi dhe prova e përkushtimit të Bashkisë Tiranë ndaj komunitetit të qytetit tonë”- tha Bozdo.

Sipas tij, Bashkia do të vazhdojë, me programin ambicioz për të investuar në çdo rrugë, në çdo rrugicë, dytësore apo tretësore në qytetin e Tiranës. “Në mënyrë që të përmirësojmë kualitetin e jetës së qytetarëve të Tiranës, por gjithashtu edhe të mbajmë premtimin tonë për një qytet dhe një Tiranë Europiane”- tha ai.

 

Rruga ka të gjithë infrastrukturën e domosdoshme atë mbi dhe nëntokësorë, me ndriçim,  ujësjellës dhe kanalizime të ujërave të bardha dhe të zeza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura