Foto të jashtëzakonshme të fiseve Mashco-Piro

Jan 31, 2012 | 19:43
SHPËRNDAJE

Këto imazhe të pabesueshme janë më të afërtat e regjistruara ndonjëherë të një fisi indian të cilët nuk kanë kontakt me botën moderne, dhe që jetojnë në pyjet e largëta të Perusë.

Marrë në Parkun Kombëtar të “Manú” në juglindje të Perusë, këto imazhe të detajuara tregojnë jetën e përditshme të një familjeje nga fisi Mashco-Piro.

Mashco-Piro janë të njohur për jetën e tyre në park, por kureshtja e disave prej tyre është rritur muajt e fundit.

Rreziku për të vendosur kontakte me fiset që kanë zgjedhur të jenë të izoluar është bërë gjithnjë e më i vështirë, sidomos pas vdekjes së  Nicolás ‘Shaco’ Flores , i cili u qëllua në zemër nga një shigjetë pranë Parkut Kombëtar.

Ai prej kohësh linte ushqim dhe dhurata për një grup të vogël të fisit Mashco-Piro, diçka që e bënte prej 20 vitesh.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura