Përse nuk duhet t’u japim kurrë mjaltë foshnjeve, u shkakton këtë sëmundje

Apr 30, 2018 | 12:10
SHPËRNDAJE

Mjalti është një substancë natyrale e prodhuar nga bletët dhe konsumohet shumë nga njerëzit për arsye shëndetësore. Është shumë i dobishëm për të kururar shumë sëmundje të tilla si astmën, kollën, temperaturë.

Mjalti është gjithashtu shumë i shijshëm, por prindërit nuk duhet të nxitohen për tu dhënë mjaltë fëmijëve. Duhet të merrni parasysh moshën e fëmijës në momentin që ai duhet të konsumojë mjaltin. Kjo për shkak se efektet anësore janë shumë serioze nëse ja filloni mjaltin fëmijës shumë herët.oksana_kuzmina

Kur mund të fillojë fëmija të konsumojë mjaltë?

Shumë kultura besojnë në përfitimet shëndetësore të mjaltit nuk përbëjnë asnjë problem edhe nëse fëmija e konsum që sa lind. Megjithatë, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) këshillon prindërit të mos i japin foshnjave të tyre mjaltë të papërpunuar ose të papasterizuar pa u bërë një vjeç. Mjalti nuk mund të shtohet në qumështin e femijes.

Pse është mjalti i pasigurt për fëmijët?

Pra e kuptuat që mjaltin fëmijëve duhet t’ja u jepni pasi të bëhen 1 vjeç. Ja një arsye:

Botulizmi foshnjor

Mjalti mund të shkaktojë botulizëm. Sporet e botulimit prodhojnë reaksione brenda traktit të tretjes dhe mund të çojë në paralizën e muskujve të fëmijës. Gjithashtu mund të ndikojë në frymëmarrjen e tij. Nëse nuk trajtohet menjëherë, foshnja mund të vdesë.

Simptomat:

  • Kapsllëk;
  • Grindje;
  • I zbehur në fytyrë;
  • Nuk pranon të ushqehet me gji. pernenat.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura