Përplasen makinat, vdes 10- vjeçari, 5 plagosen

Mar 31, 2013 | 14:39
SHPËRNDAJE
Foto Ilustruese

LEZHE- Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 10- vjeçari është shënuar ditën e sotme në aksin Lezhë- Milot. Pesë persona kanë mbetur të plagosur, anëtarë një familje.

Aksidenti ndodhi mbi  urën e lumit Mat, ndërsa një makinë e tipit Ford, u përplas me një Porsche, duke shkaktuar vdekjen e 10- vjeçarit, të identifikuar me inicialet, A.L.

Të plagosurit po transportohen për në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura