Përplasen dy makina në autostradën Lezhë-Laç, plagosen 3 persona! Një vajzë dërgohet tek Trauma

May 26, 2023 | 13:28
SHPËRNDAJE

Një tjetër aksident ka ndodhur brenda pak orësh në Lezhë.

Raportohet se dy makina janë përplasur në autostradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrilës.

Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur 3 të plagosur, 2 prej të cilëve janë vajza.

Njëra nga vajzat e lënduara është dërguar drejt Traumës në Tiranë, ndërsa 2 të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti.

Ndërkohë një tjetër akaident ndodhur në aksin Laç-Mamurras, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raportohet se 3 të rinj që udhëtonin në të njëjtin mjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës.

 

Lexoni lajmin: Përplasen dy makina në aksin Laç-Mamurras, plagosen 3 të rinj! Si është gjendja e tyre

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura