Përkujtohet 130-vjetori i vdekjes së Hasan Tahsinit

Jul 5, 2011 | 10:41
SHPËRNDAJE

“Hoxhë Tahsini ishte më i larti ndër të lartët… Ishte një nga ata njerëz të mëdhenj që qindvjeçarët dhe kohët i nxjerrin rrallë e me vështirësi të madhe. Titulli dijetar në vendin tonë i takon vetëm atij e askujt tjetër”. Kështu do të thoshte një nga rilindësit tanë më të mëdhenj, Sami Frashëri. Me rastin e 130-vjetorit të vdekjes së Hasan Tahsinit (1812 – 1881), në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave u organizua dje sesioni përkujtimor për nder të figurës së shquar. Referuan në të studiues të njohur, si Gjergj Sinani, Ramiz Zekaj, Ibrahim Gashi etj., të cilët hodhën dritë mbi rolin e Hasan Tahsinit si dekan i rilindësve shqiptarë, si dhe mbi kontributin e tij në fushën e Astronomisë, Psikologjisë, Filozofisë dhe Gjuhësisë. Sesioni përkujtimor u organizua nga Shoqata Kulturore Shqiptaro – Turke “Hasan Tahsini”, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC), Qendra Kulturore Turke “Yunus Emre” dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura