Titulli i 36-të në La Liga shënon disa piketa në rekordin e Realit të Madridit dhe çmonton një aforizëm, atë që thotë se “pjesët e dyta” (i referohet mandatit të dytë si të presidentit Perez dhe të trajnerit Ançeloti) nuk ishin kurrë të mira.
Për Karlo Ançelotin dhe Florentino Pérez, pra edhe për “Loc blancos”, kjo fazë e dytë e trajnerit italian është e jashtëzakonshme. Kjo Ligë është titulli i tyre i 12-të së bashku dhe përfaqëson të 34- tin e presidencës së Florentinos , me të cilin ai ka kaluar ish-presidentin Santiago Bernabeu në librat e rekordeve të klubit. Më shumë se një e treta e titujve që Florentino ka fituar kanë qenë me trajnerin nga Rexhiolo në stol. Një çift që Krishtlindjen e kaluar rinovuan angazhimin e tyre deri në qershor 2026. Nuk ka pasur një sezon në të cilin Ançeloti nuk ka fituar një trofe. Karleto ishte pikërisht nismëtari i këtij cikli të lavdishëm (24 trofe në 11 sezone) për Realin, me “La Décima”-n (Champions numër 10) e fituar kundër Atletikos së Madridit në Lisbonë pas dymbëdhjetë vitesh pritjeje.
Personalisht, në këtë fazë ai është bërë trajneri i parë (dhe për momentin i vetmi) që ka fituar katër Champions, ka “pushtuar” pesë ligat kryesore europiane dhe ka arritur në 200 ndeshje si trajner në Champions League. Në historinë e Realit të Madridit ai është tashmë trajneri i dytë në ndeshje (285), fitore (205) dhe tituj (12). Tri rekorde në të cilat ai ka kaluar Zidanin (263 ndeshje, 172 fitore dhe 11 tituj). Ançeloti krenohet me një koleksion trofesh që i ka fituar nga dy herë. “Wembley” dhe sfida e shtatë trofeve – Madridi është aq i fokusuar te Liga e Kampioneve, saqë festimi i Ligës ka mbetur në plan të dytë. Të gjitha përpjekjet janë të përqendruara në kualifikimin kundër Bajernit dhe siguruar finalen e Ligës së Kampioneve. Një titull që përveç zgjerimit të legjendës së Realit, do t’i hapte dyert Madridit për të garuar për shtatë tituj sezonin e ardhshëm, diçka e paprecedentë.LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al