Për të katërtin vit radhazi, Merkel gruaja më e fuqishme në botë!

May 30, 2014 | 18:47
SHPËRNDAJE

Angela Merkel

Për të katërtin vit me rradhë kancelarja gjermane, Angela Merkel dominon renditjen e grave më të fuqishme në botë, sipas revistës amerikane Forbes. Në vendin e dytë renditet Guvernatoria e Rezervës Federale, Janet Yellen. Melinda Gates zë vendin e tretë. Presidentja braziliane, Dilma Rouseff  ka rënë me dy pozicione dhe renditet në vendin e katërt, ndërsa drejtuesja e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, duke fituar dy poste ngjitet në vendin e pestë.

Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton,  një kandidate e mundshme për zgjedhjet presidenciale të 2016, është renditur vetëm në vendin e  gjashtë. Rënie ka patur për Zonjën e Parë, Michelle Obama, e cila nga vendi i katërt renditet në vendin e tetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura