Për legalizimet. Harta e re, Qeveria ul çmimin e pronave

Jul 31, 2014 | 8:55
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e AKKP, Sonila Qato
Miratohet harta e re e vlerës, ulet përfitimi nga kompensimi për ish-pronarët. Lame: Prisni punonjësit e ALUIZNI-t në shtëpi.

Një metër katror tokë, në qytet apo fshat, do të kushtojë më lirë sesa një vit më parë.
Vendimi i djeshëm i qeverisë për miratimin e vlerës së pronës për secilin qark të Republikës së Shqipërisë, ka ndryshuar me ulje të gjitha çmimet e pronave. Qeveria nuk i ka bërë publike tabelat e reja, por drejtoresha e Agjencisë së Pronave theksoi dje se çmimet janë ulur në krahasim me ato aktuale. “Harta e re e vlerës së pronës, e miratuar sot me vendim qeverie, ka një trend uljeje të hartës së çmimeve, të vlerës së pronës në krahasim me vitin e kaluar”, theksoi dje Sonila Qato.
Kush preket nga çmimet e reja
Çmimet e pronave që miraton qeveria janë të detyrueshme për efekt fiskal, por edhe në rastet e legalizimeve apo kompensimeve të pronarëve. Kështu, në rast se në hartën e çmimeve të qeverisë një metër katror tokë në qendër të Tiranës është shënuar 120 mijë lekë, atëherë për llogaritjen e taksës së kalimit të pronësisë ky është çmim dysheme. Pra, pavarësisht se shitja e pronës mund të kryhet me një çmim më të ulët, qeveria për llogaritjen e tatimit merr për bazë këtë çmim referues. Por kjo është vetëm për pjesën e transaksioneve.
Me hartën e re të çmimeve të trojeve do të kryhet procesi i legalizimeve dhe i shpronësimeve të pronarëve. “Çmimet e hartës së vlerës do jenë çmime referencë, për: kompensimin në vlerë financiare të vendimeve të kompensimit për pronarët që janë në pritje të kësaj vlere, çdo transaksion, shpronësime për interesa publikë, përcaktimin e masës së shpërblimit për subjektet, prona e të cilëve është zënë nga ndërtimet informate”, theksoi dje Qato.
(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

Legalizimet, Lame: Prisni ALUIZNI-n në shtëpi
Kreu i ALUIZNI: Vendimi për çmimet e pronave plotëson procesin e ri
Gjatë muajit gusht zyrat do të punojnë vetëm për emigrantët

KREU I ALUIZNI, ARTAN LAME
Për kreun e ALUIZNI-t, miratimi i hartës së pronave plotëson kuadrin ligjor për hapjen e procesit të legalizimeve sipas strategjisë së re të qeverisë. Në konferencën e djeshme për shtyp, Lame theksoi se çmimet e pronave i jepnin vlerë të plotë vendimit të mëparshëm të qeverisë, që përcaktonte formulën për llogaritjen e faturës së legalizimeve. “Miratimi i kësaj VKM-je u bë në qeveri javën që shkoi, por efektet e saj do të ishin të pjesshme pa miratimin sot të VKM-së për hartën e vlerës së tokës, të përgatitur nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”, theksoi Lame. Kreu i ALUIZNI-t nuk u ndal gjatë dhe nuk pranoi pyetje për procesin e legalizimeve. Por Lame insistoi të kërkonte nga emigrantët përfshirjen e menjëhershme në proces. “Muajt e verës janë periudha kur kthehen në atdhe emigrantët nga e gjithë bota.
(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura