“Për Kosovën flitet pas anëtarësimit”

Jan 31, 2014 | 13:29
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Debatik Curri, i cili tashmë është pjesë e klubit ukrainas Sevastopol, vlerëson si të rëndësishëm vendimin e FIFA-s për lejimin e Kosovës që të luajë ndeshje miqësore. Në një intervistë për “KosovaPress”, ai ka thënë se nga vendimi do të përfitojnë më së shumti futbollistët e rinj që luajnë në klubet e Kosovës. “Është një vendim i mirë për Kosovën, sidomos për futbollistët e rinj që luajnë aty. Lojtarët tani do të kenë rastin të tregojnë cilësitë e tyre gjatë ndeshje miqësore dhe do të kenë mundësi më të mëdha që të transferohen në klubet evropiane”, ka thënë Curri. Sakaq, ai ka folur edhe për lojtarët që luajnë në kombëtaret e huaja, përfshi këtu edhe atë shqiptare. Sipas Currit, pas pranimit më të drejta të plota të Kosovës në FIFA, ata duhet të vendosin se për cilën kombëtare do të luajnë. “Unë mendoj se për momentin duhet t’u jepet rasti lojtarëve që luajnë në Kosovë, e kur të pranohemi me drejta të plota, atëherë të gjithë së bashku do të vendosim se ku do të luajmë”, thekoi Curri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura