PD zyrtare paralajmëron padi për koncesionin e Rrugës së Arbrit, Çollaku: Abuzim kriminal, banorët e fshatit Fshat në rrezik nga makinat në derë të shtëpisë

Apr 30, 2024 | 16:50
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka denoncuar përmes një postimi në Facebook, punimet e rrugës së Arbrit, ku thotë se është bërë abuzim kriminal.

shtepia ne rrugen e arbrit

Ai ka postuar foton e një banese që ndodhet mes dy rrugëve, teksa shprehet se është kthyer e papërdorshme pasi familja Cakoni është rrezik te përditshëm te jetës nga trafiku i makinave në derën e shtëpisë.

Këto dhe te tjera, thotë Çollaku, shume shpejt do të përbejnë një dosje të plotë padie në SPAK për Koncesionin e Rrugës se Arbrit dhe abuzimet e pafundme me të dhe fondet publike.

Postimi i Çollakut:

Abuzim kriminal ne Rrugen e Arberit.

Familja Cakoni ne Fshatin-Fshat te Klosit,viktima e rradhes e abuzimeve te ndertimit te Rruges se Arbrit.

Nje banese e kthyer e paperdorshme,e bllokuar ne te gjitha daljet nga betonet e rrugeve te sajuara. Nga 11 banore te kesaj familje 4 jane femije te mitur dhe ne rrezik te perditshem te jetes nga trafiku i makinave ne deren e shtepise.

Keto dhe te tjera ,shume shpejt do te perbejne nje dosje te plote padie ne SPAK per Koncesionin e Rruges se Arbrit dhe abuzimet e pafundme me te dhe fondet publike.

Ky eshte angazhimi im si deputet i Qarkut te Dibres.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura