PD zbardh dy letërkëmbime të krerëve të Policisë MB: Dokumenta pune, dëshmojnë përgjegjshmëri

Aug 31, 2014 | 14:23
SHPËRNDAJE

Gent Strazimiri

TIRANE- Partia Demokratike zbardhi sot dy letërkmëbime ndërmjet drejtuesve të policisë, ku sipas saj vetë krerët dëshmojnë dështimin.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PD-së, Gent Strazimiri tha se Edi Rama e ka kthyer Policinë në gjymtyrën e tij të propagandës. Rezultat sipas tij janë katastrofike, vrasjet janë shtuar, vjedhjet e grabitjet po ashtu dhe aksidentet marrin çdo ditë jetë.

Fillimisht Strazimir zbuloi një letërkëmbim të Shefit të Qarkullimit të Tiranës, me kolegët dhe eprorët e tij. Në këtë komunikim, evidentohet me sinqeritet një situatë krejtësisht e ndryshme nga ajo që paraqet propaganda qeveritare, tha Strazimiri.

 “Konstatohet mungesë korrektësie në kryerjen e detyrës; moszbatim i procedurës standarde në lidhje me ndalimin, verifikimin dhe marrjen e masave ndaj drejtuesve të mjeteve. Konstatohet se në orët e vona të natës, vendosen gjoba vend e pa vend dhe pa prezencën e drejtuesit të mjetit nëpër rrugicat e lagjeve”.

Më pas ai zbuloi një letër-porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ku sipas tij, pranohet dështimi me lojërat e fatit.

“Këto mangësi, vijnë nga mungesa e profesionalizmit të oficerëve në kryerjen e veprimeve të para proceduriale, në mosbashkëpunim me organin e prokurorisë, si dhe nuk përjashtohen rastet edhe të mungesës së seriozitetit në kryerjen e veprimeve hetimore”.

Sipas Strazimirit, kjo situatë vjend si pasojë e shkarkimit masiv të profesionistëve dhe zëvendësimi i tyre me militantë, me numërues të parë e oborrtarë partie.

REAGIMI I MINISTRISE SE BRENDSHME
Në një reagim për shtyp, Ministria e Brendshme tha se dokumentat e nxjerra në publik nga PD janë dokumenta pune.

“Dokumentet e publikuara sot nga zyrat e SHQUP-it janë urdhra të brendshëm pune që dëshmojnë vetëdijen e institucionit dhe drejtuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë për të reformuar në vazhdimësi shërbimin e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve.”- thuhet në reagimin e MB-së.

MB thotë se këto dokumenta dëshmojnë shtimin e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së Policisë, në përmbushje të interest më të lartë të qytetarëve, ndërsa shton, se kur PD ishte në qeverisje, publiku njihej vetëm me skandale, praktika korruptive dhe interesa të paligjshme private që dilnin nga zyrat e shtetit dhe përfundonin tek adresa e familjarëve të Kryeministrit. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura