PD: Frroku, mesazh kanosës Topallit. Përpara se të bëjë shantazh, të sqarojë akuzat

Jan 31, 2014 | 14:30
SHPËRNDAJE

TIRANE- Partia Demokratike ka denoncuar sot mes nje deklarate per media kercenimin qe sipas saj, deputeti i PS-se, Frroku i ka bere deputetes Jozefina Topalli.

  Sipas zedheneses se PD-se, Laura Vorpsi mesazhi kanoses i eshte bere pas  fjalës që Topalli ka mbajtur në parlament.

“Partia Demokratike e konsideron kërcënimin ndaj zonjës Topalli, si një shfaqje të asaj cka vetë zonja Topalli dhe Partia Demokratike denoncojnë prej kohësh, të futjes në politikë të personave të dyshimtë, të lidhur me aktivitet kriminal. Përpara se sa të shantazhojë një zonjë, deputeti Frroku do të bënte mirë të sqaronte pozicionin e tij me drejtësinë, pasi së fundmi sipas mediave belge, rezulton se ai ka cështje ende të hapura me gjykatat në Bruksel, për akuza të rënda, si ajo e vrasjes”- tha ajo.

Sipas saj, Partia Demokratike nuk tërhiqet nga qëndrimet dhe denoncimet e saj ndaj politikës së inkriminuar, që ka arritur të depërtojë thellë në parlament, në mesin e deputetëve të shumicës.

“Ne e kemi për detyrë qytetare, dhe patriotike të mos pajtohemi me këtë situatë, dhe të qnëdrojmë në krah të oponionit publik që kërkon dhe meriton përfaqësim dinjitoz në parlament”- perfundon deklarata.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura