PD: Tahiri fsheh viktimat e krimit, janë 51 të vrarë

Jan 31, 2014 | 16:40
SHPËRNDAJE

Flamur Noka

TIRANE- Partia Demokratike hodhi poshtë shifrat e ministrit, Saimir Tahiri për numrin e të vrarëve nga muaji shtator e deri sot.

Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, ish ministri, Flamur Noka tha se nga shtatori e deri sot që flasim, janë 51 të vrarë, dhe jo 34, siç thotë Tahiri.  Noka përgënjeshtroi edhe shifrat e muajit janar, kur tha se Tahiri thotë se në Janar, ka 11 të vrarë. Në fakt janë 17 të vrarë, shtoi ai.

“Këto janë ngjarje të rënda dhe kur shoqërohen edhe më gënjeshtrat e Ministrit të Brendshëm bëhen këmbana alarmi, për rënien e autoritetit të policisë, uljen e zbulueshmërisë dhe rritjen e krimit nën këtë qeverisje.”- tha Noka në deklaratën e tij.

Noka  akuzoi po ashtu Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi se po sillet si politikan, ndërsa rolin e tij po e bën ministri i Brendshëm.

“Teksa Ministri bën si polic, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sillet si politikan. Numëruesi i parë i zgjedhjeve për Partinë Socialiste e tradhtoi veten me deklaratën që bëri kundër opozitës.  Drejtori i Policisë është në shërbim të qytetarëve dhe nuk mund t’i ndajë ata në pozitë dhe opozitë. Qëndrimet e tij politike, janë në kundërshtim me ligjin dhe një shkelje e rëndë e standardeve të drejtimit të Policisë së Shtetit.”- tha Noka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura