PD: Shefi i INUK i merr pronën qytetarit
Inspektoriati: Personi nuk punon tek ne

Apr 30, 2014 | 19:58
SHPËRNDAJE

Keltis Kruja gjate deklarates per shtyp

TIRANE- Partia Demokratike denoncoi sot se një shef i task-forcës së INUK, Alket Hyseni, ka zaptuar pronën private të një qytetari në Golem, në mes të ditës dhe nën hundën e të gjithë institucioneve. Në një deklaratë për shtyp deputeti Keltis Kruja, i kërkoi prokurorisë që të hetojë me njëherë dhe të vërë para përgjegjësisë këtë shef të INUK-ut të Edi Ramës. Vetë, Alket Hyseni, reagoi pas deklaratës duke akuzuar PD-në për shpifje.

“Partia Demokratike dhe të gjithë zyrtarët e saj vazhdojnë të shpifin dhe artikulojnë akuza të paqena në adresë të individëve të administrates, duke tentuar të cënojnë imazhin e qeverisë. Pas flluskave të radhës, sot PD me gojën e Keltis Krujës më atakoi personalisht duke gënjyer, sic është bërë tashmë zakon nga foltorja e Shqup-it.”- shkruan Hyseni në deklaratën e tij, duke shtuar se , prona për të cilën pretendohet zaptim është tokë shtetërore e blerë prej tij në vitin 2012 kur vetë PD ishte në pushtet.

Për rastin reagoi edhe INUK, duke sqaruar se shtetasi Alket Hyseni nuk ka asnjë funksion dhe nuk është në marrëdhënie pune me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK).

“INUK siguron se do të vijojë të kryejë me përgjegjësi të plotë, si deri më tani, detyrat që i ngarkon ligji.”- thuhet në reagimin e INUK.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura