PD: Rama do vota për klanet e tij, jo për qytetarët

Sep 30, 2012 | 16:08
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka sulmuar sot sërish kreun e Partisë Socialiste duke e akuzuar atë se po sheh ëndrra me sy hapur, pasi më 8 maj 2011 qytetarët e Tiranës ia dhanë përgjigjen e merituar dhe përfundimtare alternativës së tij të vjedhjes me lezet duke e ndyrë atë në arkivin e turpit të Shqipërisë.

Silvi Bardhi

TIRANE- Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi  iu referua deklaratës së deputetit, Eduard Shalsi, ku sipas saj, ai pohoi edhe një herë atë që zoti Rama dhe bashkëpuntorët e tij në krye të Bashkisë pohonin më parë se: “Ne vjedhim dhe punojmë

Më pohimin e Shalsit, tha Bardhi, Rama dëshmoi se kërkon votat e shqiparëve jo për qytetarët, por për klanet.

Me deklaratën glamoroze të vjedhjes me lezet, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i fakton biznesit vendas dhe të huaj se zotimet e tij për të anulluar kontratat dhe konçesionet janë detyrimi dhe premtimi i tij solemn para klubit të miliarderëve të kupolës së Partisë Socliaste të cilët derdhin lot për kohën kur rrëmbenin ose blinin me 1/15 e çmimt të tregut, trojet në qendër të Tiranës, kur lejet për pallate 5 katëshe i shëndronin në pallate 35 katëshe brenda natës apo kur me tenderat e pastrimit  të qytetit plehrat nuk transportoheshin në Sharrë, por për të mos shpenzuar për transportin mbushnin lumin e Tiranës.”- thuhet në deklaratën e PD-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura