PD: “Komisioni Felaj”, barsaletë për shtyp, dëshmi e rënies së qeverisë

May 31, 2014 | 15:34
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja Laura Vorpsi

TIRANE- Një barsaletë për shtyp e quajti Partia Demokratike prezantimin e gjetjeve të komisionit hetimor për trafikun e dorgës, nga deputetja Ermonela Felaj.

Në një deklaratë për shtyp, menjëherë pas prezantimit të raporit, zëdhënësja Laura Vorpsi tha se “Komisioni Felaj” është dëshmi e rënies së qeverisë, dhe se Edi Rama nuk ka ndërmend të bëhet asnjë ditë i përgjegjshëm, dhe të japë llogari për trafikun dramatik të drogës me bekimin qeveritar.

“Dje Felaj paralajmëroi me pompë të madhe, se sot do të ishte dita e të vërtetës. U mbars mali  dhe polli një deklaratë. Felaj u rrotullua dhe u përdrodh, por pyetjet mbeten pa përgjigje. Ku i keni mushkonjat zoti Rama, që Felaj zbuloi se ishin avionë? Ku i keni guralecët që nuk i lejonin mushkonjat të uleshin në Gjadër?Kush ra më parë, piloti, avioni, rrota, apo friksioni?”- tha Vorpsi, e cila shtoi se, përgjigja është e qartë, është rrëzuar Kryeministri, dhe me komisionin Felaj, ka rënë një herë e mirë dhe arsyeja dhe shëndeti mendor i kësaj mazhorance.

“Dhe këtë e vërtetoi mjaft mirë me kumtesën halucinante dhe të intoksikuar, që nuk i shërbeu as si gjethe fiku për të mbuluar gjurmët e drogës nën hundën e qeverisë.Partia Demokratike përsërit kërkesën se vetëm një hetim serioz për trafikun e drogës do të nxjerrë përgjegjësitë politike dhe do të parandalojë këtë dramë të madhe për vendin tonë.”- përfundon deklarata e PD-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura